Pakujdesi e mjekëve? Humb jetën në rrethana të paqarta 51-vjeçarja në Korçë

Një 51-vjeçare nga Korça ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të diele në rrethana edne të paqarta.

Sipas burimeve, dyshohet që ajo të jetë ndarë nga jeta pasi kishte marrë mjekim në urgjencën e spitalit.

Bashkëshorti i 51-vjeçares Albna Saliçe, Edmond Saliçe ka akuzuar mjekët për pakujdesi dhe trajtim të gabuar.

“Bashkëshortja erdhi në orën 3:15, ne kemi marrë në telefon 127 na u përgjigjën sepse shtëpinë e kemi këtu afër, erdhëm në spital ndenjëm deri në orën 5, i bëri doktori një gjilpërë dhe na thotë është anemike, nga zemra nuk ka asgjë, EKG-ja i doli mirë. Ikni në shtëpi, vajtëm në shtëpi na zuri pak gjumi, ngrihem në mëngjes e pyes si je s’po më përgjigjej, lajmërova komshien, lajmërova këta, ardhëm këtu, as emrin e doktorit, asnjë gjë, na thonë vetëm i bie goja erë të keqe mos ka pirë detergjent, që nuk bën vaki asnjëherë në botë.   Kishte shqetësime gjinekologjike për të cilat po mjekohej. Kurën e vazhdonte normalisht ishte shumë mirë, pas bërjes së gjilpërës këtu… nuk ja di emrin mjekut. U regjistrova në kartelë në shërbimin e urgjencës. S’kam bërë akoma denoncim, të vijë mjeku ligjor edhe do t’i vazhdoj veprimet e mëtejshme. Nga gjilpëra ajo ishte për bukuri të zotit. Në orën 5 shkuam në shtëpi në 8 të mbarojë, ai le ta mbante këtu mos e çonte në shtëpi”, është shprehur Edison Saliçe./albeu.com/