Ditën e sotme në portin e Durrësit u kapën 200 pako me kokainë në një sasi prej të paktën 100 kg e ardhur nga Ekuadori.
Administratori Erion Petin, si dhe ortaku i tij Klajdi Xibraku kanë mohuar lidhjen me ngjarjen ndërsa Xibraky ishte personi i cili ishte paraqitur për të bërë zhdoganimin e mallit.
Nga ana e këtyre dy personave është mohuar përfshirja në rrjetin e drogës.
Ndërkohë në 200 pakot e kapur me kokainë, në disa prej tyre kishte mbishkrime si ‘El Mejor” (më e mira) dhe ‘Viejon’ (i moshuar). Ndërkohë në një pako ishte stampuar edhe imazhi i “mbretit” të drogës Pablo Escobar.