Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, bashkë me Petrit Vasilin, kanë zbarkuar pak minuta më parë në Selinë Blu, ku do të takohen me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Arsyeja e kësaj vizite ende nuk është konfirmuar, por kujtojmë që vetëm ditën e djeshme Meta konfirmoi se PL do të jetë pjesë e protestës së 6 dhjetorit.
Për këtë protestë Policia e Shtetit nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike, pasi në atë ditë do të mbahet për herë të parë Samiti i BE-BP, por kjo nuk e ka zbrapsur liderin e saj./albeu.com