Pajisje për baste sportive në lokal, një i arrestuar dhe një nën hetim në Dibër

Policia, gjatë kontrolleve të ushtruara, ka evidentuar dhe goditur dy raste të  aktivitetit të kundraligjshëm në fushën e lojrave të fatit. Për pasojë në pranga ka rënë një 56-vjeçar nga Bulqiza dhe një 52-vjeçar nga Burreli është proceduar. Në lokalet e tyre janë gjetur pajisje elektronike  të cilat përdoreshin për të vendosur baste sportive.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/Mat

Evidentohen dhe goditen dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojrave të fatit.

Arrestohet në flagrancë një pronarë  lokali, dhe procedohet penalisht një tjetër.

Në zbatim të detyrave të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e territorit, identifikimin, dokumentimin, parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër,  kanë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme të  qarkut  Dibër, dhe si rezultat në qytetin e Bulqizës është arrestuar në flagrancë shtetasi  I. P., 56 vjeç, pasi në lokalin e tij janë gjetur  e sekuestruar  pajisje elektronike  të cilat përdoreshin për të vendosur baste sportive.

Po në vijim të kontrolleve në qytetin e Burrelit është proceduar penalisht shtetasi A. K., 52 vjeç, pasi gjatë kontrolli ushtruar nga shërbimet e Policisë në lokalin e tij i është  gjetur dhe sekuestruar një pajisje elektronike ku dyshohej se përdorej për ushtrim të aktivitetit të kundërligjshëm të lojrave të fatit.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 8.07.2021 09:50