Cilat janë zonat në Tiranë që sot për 7 orë nuk do të kenë energji elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike me anë të një njoftimi për mediat ka lajmëruar se ditën e nesërme disa zona të kryeqytetit nuk do të furnizohen me energji elektrike për shkak të punimeve që do të kryhen për rikonstruksionin e kabinave në NST-në e Farkës.

Ndërprerja do të fillojë në orën 09:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 16:00. Si pasojë e punimeve, pa energji elektrike do të jetë zona e Saukut të Ri dhe bizneset e rrugës së Elbasanit duke filluar nga Shkolla e Policisë dhe deri tek vendi i quajtur Karburanti i vjetër.

Gjithashtu, ndërpreje të pjesshme të energjisë elektrike do të ketë dhe në rrugët: “Enver Preza”, rruga “Shaqir Palushi” ,rruga “Ramazan Bregu”, rruga “Grigor Gjika”, rruga “Arif Hasko”, rruga “Hamide Dalipi”, rruga “Selim Jegeni” dhe rruga “Danish Jukniu”.


Shtuar 29.05.2021 12:01