Aksident i frikshëm në Vlorë, vajza përplaset me pemën dhe makina kthehet përmbys

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ku një automjet është kthyer përmbys.

Aksidenti ka ndodhur për shkak të devijimit nga drejtuesja mjetit tip Ford, ku fillimisht është përplasur me bordurën dhe më pas me një pemë anës rrugës duke përmbysur makinën.

Fatmirësisht drejtuesja e makinës ka dalë nga dritarja e pjesës së pasme  të makinës pa plagë.


Shtuar 29.05.2021 12:09