Ori Nebijaj tregon dy figurat që simpatizon nga Partia Socialiste (VIDEO)

Ori Nebijaj është një nga moderatoret më të ëmbla shqiptare, e po ashtu një nga figurat e reja më të rëndësishme të Partisë Demokratike. Këtë vit ajo kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit dhe ishte e 18-ta në listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë. Mirëpo, pavarësisht se mori rreth 5,600 vota, ajo nuk u zgjodh deputete përmes thyerjes së herësit dhe demokratët nxorën 15 deputetë nga kryeqyteti.

Ori shpesh në daljet e saj publike ka folur për figurat që simpatizon nga partia ku është angazhuar prej vitesh, por cilat janë figurat e saj të preferuara nga “kampi tjetër”?

Ori ishte e ftuar në “E Diell”, ku ndër të tjera u pyet për emrat e dy deputetëve të majtë për të cilët ka simpati. Si fillim moderatorja e njohur nguroi dhe kërkoi kohë për një përgjigje, madje dhe tentoi ta anashkalonte, por më në fund i tha dy emrat e saj.

“E kam thënë edhe njëherë tjetër që kam pasur simpati për Arta Daden, si zonjë dhe më pëlqente shumë portreti i saj. Po them edhe Mimi Kodheli meqë e kam pasur në studion e Wake Up dhe kam qenë komode në komunikim”, u shpreh Ori.