“Ora e llogaridhënies po afron”, Meta paralajmëron qeverinë dhe nëpunësit e administratës publike (VIDEO)

Kryetari i Partisë së Lirisë nëpërmjet një video të publikuar në “Facebook” shprehet se ora e llogaridhënies për qeverinë që ndodhet në pushtet po afron.

Meta po ashtu paralajmëron nëpunësit e administratës publike që të jenë korrekt me punën e tyre dhe të mos firmosin në shkelje të ligjit.

“U bëj thirrje të gjithë nëpunësve të administratës publike: Mos firmosni asgjë në shkelje të ligjit! Bëni gjithçka për të qenë korrekt me ligjet sepse ditët dhe javët e këtij regjimi janë të numëruara!”, shkruan Meta.

Postimi i plotë:

ORA E LLOGARIDHËNIES PO AFRON! ??

U bëj thirrje të gjithë nëpunësve të administratës publike: Mos firmosni asgjë në shkelje të ligjit!

Bëni gjithçka për të qenë korrekt me ligjet sepse ditët dhe javët e këtij regjimi janë të numëruara! /albeu.com