Opozita sërish sot në protestë, kërkohet largimi i Erion Veliajt

Ditën e sotme në orën 11:00, do të mbahet protesta e 27-të kundër aferës së madhe të korrupsionint, vjedhjes dhe abuzimit me taksat e qytetarëve nga drejtorët e Bashkisë së Tiranës, një pjesë e të cilëve tashmë është në burg, dhe për këtë arsye do të kërkohet këtë të mërkurë edhe dorëheqja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i akuzuar nga protestuesit si arkitekt i vjedhjeve përmes kompanisë famëkeqe “5D Konstruksion”.

Shoqëria civile dhe Partia Demokratike, thonë se nuk do të ndalen pa nxjerrë nga zyrat e Bashkisë Tiranë, kryehajdutin e kryeqytetit Erion Veliaj, pas skandaleve me dosjen “5D” ku tenderat vidheshin 100% nga drejtorët e bashkisë, apo për zhdukjen e mbi 130 milionë euro me inceneratorin fantazëm i cili nuk ekziston.

“Nesër të gjithë në protestë, kundër kryehajdutit të Tiranës Erion Veliaj”, thuhet në njoftimet e Shefit të Organizimit në PD, Klevis Balliu.

Gjithashtu, edhe Drejtuesi Politik i Qarkut Tiranë, Belind Këlliçi, ka njoftuar zhvillimin e protestës së radhës para selisë së “5D”-së dhe Inceneratorit Tiranë, duke i bërë thirrje SPAK-ut që të zbatojnë ligjin ose të bëhen pjesë edhe ata të grupit të strukturuar kriminal.

Mesazhi i Këlliçit:

Nesër, e mërkurë, datë 25 Shtator, ora 11:00, mbahet protesta e 27 para selisë së 5D dhe Inceneratorit Tiranë.

Kreu i Grupit të Strukturuar Kriminal në Bashkinë Tiranë, duhet dorëzuar një orë e më parë para drejtësisë. Hajduti e ka vendin në qeli, e jo në zyrat e shtetit. Makutëria që ka marrë peng qytetin tonë, duhet ndalur me çdo kusht!

Kolegët e Erionit në SPAK, ta ndajnë mendjen njëherë e mirë.
Ose të zbatojnë ligjin, ose të bëhen pjesë edhe ata publikisht të Grupit të Strukturuar Kriminal 5D!

Rrugë tjetër NUK mund të ketë!


Shtuar 25.09.2024 08:04