Opozita proteston sot para Bashkisë së Tiranës

Këtë të enjte, është parashikuar që të zhvillohet një tjetër tubim para Bashkisë së Tiranës. Ashtu si edhe në herët e kaluara, protesta është parashikuar që të nisë në orën 11:00.

Kujtojmë se prej kohësh opozita, por dhe përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit protestojnë para bashkisë, në shenjë kundërshtie pas arrestimeve për dosjen “5D”, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj.

Ndërkohë, thuajse në të gjitha protestat ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve, ndërsa këta të fundit kanë hedhur dhe flakadanë dhe molotov në drejtim të bashkisë.

NJOFTIMI
DVP Tiranë

Në kuadër të një tubimi që do të zhvillohet ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Ndërkohë policia njofton se do të ketë bllokime të pjesshme të disa segmenteve në varësi të lëvizjes së protestuesve.

“Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës”, njoftoi policia.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.


Shtuar 25.07.2024 08:53