Operacion antidroge në Tiranë, arrestohen rreth 20 persona

Policia e Tiranës, ka ndërmarrë një operacion antidroge, ku janë vënë në pranga rreth 20 persona.

Raportohet se në total, janë mbi 30 masa arresti për persona të dyshuar në shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet.

Gjithashtu, të arrestuarit dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe lokaleve të natës.

Operacioni u zhvillua nga sektori kundër narkotikëve në Policinë e Tiranës.

Nga ky aksion mësohet se janë sekuestruar lëndë narkotike kokainë, vlera monetare etj, por ende nuk dihen detaje nga operacioni.

Sakaq, në orën 09:00, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, drejtori Tonin Vocaj, do të dalë sot në një konferencë për mediat, për të dhënë detaje mbi aksionin në fjalë.


Shtuar 2.05.2024 08:15