Ogranizonte lojëra fati në lokal, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

Policia ka vënë në pranga 3 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për vepra të ndryshme penale.

Është arrestuar M. A., 31 vjeç për organizim të lojërave të fatit në lokal dhe është shpallur në kërkim pronari V. M., 32 vjeç.

Gjithashtu është arrestuar I. P., 44 vjeç pasi është konstatuar nga agjenti verifikues duke kryer parakalime të gabuara në rrugë dhe për të shmangur gjobën ka tentuar të korruptojë policinë me 2.000 lekë. Po ashtu në pranga ka rënë L. Q., 24 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

Njoftimi i policisë:

lbasan

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër.

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë qarkun Elbasan, në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

M. A., 31 vjeç, banues në fshatin Balëz e Poshtme, Elbasan, pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit V. M., 32 vjeç ( i cili është shpallur në kërkim policor), ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një kompjuter, një aparat celular dhe 80.500 lekë që dyshohen se janë përfituar nga lojërat e fatit.

—-

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. P., 44 vjeç, banues në fshatin Kostenjë, Librazhd.

Ky shtetas, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, është konstatuar nga agjenti verifikues duke kryer parakalime të gabuara në rrugë dhe me qëllim shmangien e masës administrative i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore, një kartëmonedhë të prerjes 2.000 lekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

L. Q., 24 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 12.07.2021 08:57