Ofronin shërbime me Instagram fals me foto vajzash, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona të identifikuar me inicialet D.B dhe D.P kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi akuzohen për veprën penale të mashtrimit. Të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin hapur profile falso me foto vajzash në rrjetin social Instagram dhe nëpërmjet tyre kanë mashtruar persona të ndryshëm, me pretendimin se do t’u ofronin shërbime me natyrë seksuale, kundrejt pagesës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, për shtetasit e mitur D. B. dhe D. P., banues në Tiranë, pasi kanë krijuar adresa false, me foto vajzash, në rrjetin social Instagram, dhe nëpërmjet tyre kanë mashtruar shtetas të ndryshëm, me pretendimin se do t’u ofronin shërbime me natyrë seksuale, kundrejt pagesës.


Shtuar 10.11.2022 14:59