Mesditën e sotme, Gjykata e Posaçme, ka vendosur pranimin e kërkesës së SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë, ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha nga “detyrim paraqitjeje” në “arrest në shtëpi”.
Ndërkohë, në banesën e Berishës kanë mbërritur edhe oficerët që do t’i komunikojnë vendimin e “arrestit në shtëpi”.
Sipas vendimit të GJKKO-së, Sali Berisha, do të mbikqyret nga shërbimet e policisë gjyqësore nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.