OBSH: Pas tërmetit, sfida është t’i mbajmë të mbijetuarit gjallë

Pas tërmetit shkatërrues të së hënës, organizatat humanitare përballen me sfidën që pasoi për të siguruar që njerëzit që i mbijetuan tërmetit të vazhdojnë të mbijetojnë, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Duke folur në një konferencë shtypi në Gjenevë më herët sot, Robert Holden menaxheri i reagimit ndaj incidenteve të OBSH-së, tha se tani ka mijëra njerëz që mbijetojnë në natyrë, në kushte të përkeqësuara dhe të tmerrshme, me akses të ndërprerë në ujë, karburant, energji elektrike dhe komunikimet.

“Ne jemi në rrezik real të shohim një fatkeqësi dytësore e cila mund të shkaktojë dëm për më shumë njerëz sesa fatkeqësia fillestare nëse nuk lëvizim me të njëjtin ritëm dhe intensitet siç po bëjmë në kërkim-shpëtim”, tha ai.

“Kjo nuk është detyrë e lehtë… Shkalla e operacionit është masive”, shtoi ai. /albeu.com


Shtuar 8.02.2023 21:48