Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se të mbijetuarit e tërmeteve të së hënës mund të përballen me një fatkeqësi të re.
“Është një katastrofë e dytë që po afrohet nëse nuk veprojmë shumë, shumë shpejt, që do të thotë strehim, ushqim, ujë dhe ilaçe sepse është një i ftohtë i acartë”, tha për BBC Dr Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën.
Ai tha se shumica e komuniteteve në Sirinë e shkatërruar nga lufta varen nga rezervuarët e ujit, të cilët janë të ngritur dhe ishin të parët që ranë për shkak të tërmetit.
Dr Kluge u shpreh se këto rezervuarë kanë nevojë për zëvendësim urgjent, pasi vendi përballet me shpërthime kolere, të cilat ishin një problem edhe para tërmetit, shton ai.
Më herët, OBSH tha se organizatat humanitare në rajon tani përballen me sfidën për të siguruar që ata që i mbijetuan tërmeteve mund të vazhdojnë të mbijetojnë mes kushteve të tmerrshme.
Menaxheri i reagimit ndaj incidenteve të OBSH-së tha se mijëra mbeten jashtë, në kushte të përkeqësuara dhe me akses të ndërprerë në energji elektrike, karburant, komunikim dhe ujë. /albeu.com