Bota nuk duhet të panikohen për variantin e ri Omicron të Covid-19 por duhet të përgatitet ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Gjatë një konference të premten, shkencëtarja kryesore e OBSH-së Soumya Swaminathan tha se situata tani është shumë e ndryshme nga një vit më parë.
Ndërkohë, raportet sugjerojnë se Omicron është gjetur në afër 40 vende.
Është ende e paqartë nëse varianti me mutacion të lartë është më i transmetueshëm ose më i aftë për t’iu shmangur vaksinave.
Të dhënat e hershme të raportuara nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut, ku varianti u zbulua për herë të parë, tregojnë se Omicron mund të shmangë njëfarë imuniteti ndaj Covid-19, megjithëse ekspertët paralajmërojnë se analiza nuk është përfundimtare./albeu.com