OBSH mban për herë të parë samit për mjekësinë tradicionale

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) organizon sot samitin e parë kushtuar mjekësisë tradicionale me thirrjen se trajtimet alternative natyrore duhet të bazohen në prova shkencore.

Mjekësia tradicionale mund të kapërcejë “boshllëqet e aksesit” në shëndet, por ajo ka vlerë vetëm nëse përdoret “në një mënyrë të përshtatshme, efektive dhe bazuar në provat më të fundit të shëndosha shkencore”, tha drejtori i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Kreu i kërkimeve në OBSH, John Reeder, vlerësoi se “progresi shkencor në mjekësinë tradicionale duhet të përmbushë të njëjtat standarde si të gjitha fushat e tjera të studimeve shëndetësore”.

OBSH po mban një Samit Global dy-ditor mbi Mjekësinë Tradicionale në margjinat e Takimit të Ministrave të Shëndetësisë të G20 në Gandhinagar, Indi.


Shtuar 17.08.2023 09:21