Babai i Saimir Tahirit ka ndërruar jetë. Lajmin e ka dhënë vetë ish-ministri, i cili ndodhet në burg, përmes një postimi në Facebook.
Postimi i Tahirit:
O Ba, si nuk më prite?
Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.
Të ndritë shpirti atje lart!
Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.
Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.
Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:
Të dua shume Ba!
Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.
Përgjithmonë!
Njoftim nga Familja:
Varrimi bëhet nesër datë 16 Mars, ora 11:00
Adresa: Funeral Home ALBA 2000, Rr. Dibrës 302.