“Nuk vlejmë as 5 lekë”, eksperti zbardh mesazhin simbolik që qendron pas vrasjes së Pal Kolës

Drithëruese është e gjithë ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Top Channel, por akoma më drithërues është mesazhi që i ndjeri Pal Kola, përcolli në çastet e fundit të jetës.

Si për ironi të fatit gjithçka çfarë mbeti pas breshërisë së plumbave, ishte një pesë lekëshe nga xhepi i punonjësit të sigurisë, për të treguar se jeta nuk vlen pesë lekë.

Karamuço u shpreh mbrëmjen e sotme në Top Story, se ka propozuar që ai pesë lekësh të mbetet përgjithmonë simbol në vendngjarje, jo për të treguar vlerën e parave në xhepin e tij, por vlerën e jetës që ikën sa hap e mbyll sytë.

“Ka qenë një reagim i momentit menjëherë pas zhvendosjes së trupit në morg kishte ngelur një monedhë pesë lekëshe dhe unë propozova që ajo monedhë të ngjitet aty, ne nuk vlejmë pesë lekë dhe këtë mesazh e la vetë i ndjeri dhe të gjithë ne duhet të vlerësojmë shumë jetën e secilit dhe kjo ngjarje duhet të zbardhet dhe kush të mos e ketë jetën pesë lekë. Shumica kanë menduar që mund të kishte më shumë se pesë lekë, unë jam vetëm për simbolin dhe mu bë më shumë qejfi që u bë virale kjo gjë”– tha Karamuço.


Shtuar 27.03.2023 22:24