Nuk u zgjua në mëngjes, 13-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në krevat

Një 13-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në dhomën e tij të gjumit në Traversetolo, në provincën e Parmës në Itali.

Ka qenë motra e tij 17-vjeçare që e ka gjetur në shtrat pa shenja jete në orën 8 të mëngjesit të sotëm, raportojnë mediet italiane.

Familja thirri menjëherë ndihmë por nuk mund të bëhej asgjë për 13 vjeçarin.

Vdekja mund të jetë shkaktuar nga një arrest kardiak në gjumë, por do të jetë atopsia që do të sqarojë shkakun e vdekjes.

Hetimet për rastin i janë besuar policisë.