Nuk u paraqitën deputetët socialistë, dështon sërish Komisioni Hetimor për Shëndetësinë

Ka dështuar sërish mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë.

Kjo sepse deputetët e PS nuk janë paraqitur në mbledhjen e thirrur nga Albana Vokshi.

Në mbledhjen e pak ditëve më parë, përmes një shkrese zyrtare, Partia Socialiste i është përgjigjur opozitës, pas bojkotit, duke deklaruar se Komisioni Hetimor nuk ka arsye të mblidhet deri në hartimin e këtij plani hetimor.

Në këtë komision pritej që të miratohej plani i hetimit 3 javor si edhe kërkesat për informacion./albeu.com