Nuk u lejuan në stadium, TKZ shpalonin banderolën emocionuese në “Air Albania”

Shqipëria luan ditën e sotme me Anglinë, duke filluar nga ora 18:00, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Një ndeshje shumë e rëndësishme dhe e veçantë për kombin shqiptar, pasi në vendin tonë vjen një nga kombëtaret më të mëdha në botë, siç është ajo e “Tre Luanëve”.

Për këtë arsye, FSHF-ja i kërkoi qeverisë leje për të pasur një numër të caktuar tifozësh në stadium, por përgjigja e këtyre të fundit ishte negative, duke mos lejuar që ndeshja të luhet me tifozë.

Megjithatë, pavarësisht se e kanë të pamundur të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit, tifozët e Kombëtares, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të bërë skuadrën të ndjejë praninë e tyre.

“TKZ”, janë futur në stadium pak orë para ndeshjes dhe kanë shpalosur një banderolë në të cilën shkruhet: “Sytë dhe zemrën te ju!”.


Shtuar 28.03.2021 17:02

Tags: ,