Nuk u lejuan emigrantët të votojnë, Rakacolli u përgjigjet kritikave pas heqjes së karantinës

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u është përgjigjur akuzave të kandidatëve të Opozitës të cilët e konsideruar vendim politik për pengesën e votuesve karantinë dy javore për emigrantët që vinin nga Maqedonia e Veriut dhe Greqi.

E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Rakacolli tha se vendosën ta heqin karantinë pasi javën e fundit janë përgjismuar shifrat e rasteve të reja dhe viktimave nga Covid-19. Sipas Rakacollit, në kohën që u mor vendimi, kishte numra të lartë të rasteve dhe viktimave.

“Gjithmonë vendimet bazohen në indikatorët që vlerësojnë epidemologjinë. Në kohën që ne morëm vendimin për karantinë 14 ditore për ata që vijnë nga Maqedonia dhe Greqia, është sepse kishin numra të lartë të rasteve dhe viktimave.

Por duke qenë se numri I rasteve dhe viktimave javën e fundit është përgjysmuar, ne vendosëm që të hiqet karantina. Brenda muajit do të duket dhe influenca që ka pasur fushata. Por një faktor që ka ndërprerë zinxhirin e infeksionit është edhe vaksinimi. Fushata e vaksinimit do të vazhdojë me intensitet dhe do të përfundojë deri kur të vaksinohet edhe qytetari i fundit. Objektivin e kemi që të mbarojmë sa më shpejt 1 milion qytetarë. Po vazhdojmë përpjekjet që të vijnë edhe vaksina të tjera,”- tha Rakacolli.

Nga sot të gjithë emigrantët që vijnë nga Greqia, Maqedonia e Veriut apo çdolloj vendi tjetër mund të lëvizin lirshëm në Shqipëri. Karantina dy javore që u vendos nga Komiteti Teknik u konsiderua një vendim politik nga ana e kandidatëve për deputetë të Opozitës. Konkretisht Vangjel Tavo që kryesonte listën e LSI-së apo Vangjel Dule janë shprehur se karantina ka bërë që ata të humbisnin një numër masiv votash.

Shtuar 5.05.2021 09:05