Një ngjarje e pazakontë është regjistruar së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku autoritetet policore kanë vënë në pranga një ish kandidat të republikanëve.
Arsyeja ishte tepër absurde, 39-vjeçari Solomon Pena nuk pranonte humbjen në zgjedhjet e nëntorit në shtetin e New Mexico dhe për këtë arsye me armë në dorë qëllonte nga makina shtëpitë e ligjvënësve demokratë.
Të lidhura
None found
Policia arriti të krijonte një identikit të autorit pasi ngjarja ishte përsëritur disa herë dhe më në fund vuri në pranga republikanin Pena në shtëpinë e tij, në një operacion ku morën pjesë dhe forcat speciale të SWAT.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati asnjë të lënduar, por në një rast tre plumba ranë në dhomën e gjumit të vajzës 10-vjeçare të një senatoreje.
Katër persona të tjerë dyshohet se bashkëpunuan me Pena, i cili i kishte paguar ata për të kryer të paktën dy nga sulmet me armë nga makina të vjedhura.
