“Nuk mund të fshihemi pas justifikimeve”, Salianji: Qytetarët nuk e besojnë lidershipin e PD-së! Një qeveri e keqe qëndron edhe prej një opozite të dobët

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ishte sot në Vlorë me demokratët për të vijuar turin e tij të radhës me strukturat e partisë në gjithë Shqipërinë.

Gjatë fjalës së tij, Salianji pati kritika ndaj lidershipit të partisë, duke theksuar se nuk është më e besueshme prej qytetarëve. Sipas tij, qeveria e keqe qëndron edhe prej një opozite të dobët.

Salianji: Pyetja që duhet të bëjmë sot, pse nuk ndodh asnjë gjë. Pse pavarësisht kalbëzimit të qeverisjes? Asnjë gjë nuk po ndodh përveç hedhjes së fishekzjarreve. Nuk mund të fshihemi pas justifikimeve. Nuk mund të fajësojmë vetëm manipulimet. Një qeveri e keqe qëndron në pushtet vetëm nëse ka një opozitë të dobët. Këtë e themi me kurajo.

Shumë të tjerë nuk kanë guximin ta thonë publikisht. Rezultatet e fundit e tregojnë se jemi në katastrofë. Qytetarët nuk e besojnë lidershipin e PD. Kur nuk besojnë aq sa duhet nuk fajësohet populli, ndryshojnë politikanët. Është përgjegjësia e drejtuesve të PD, e kryetarit të PD. ne duhet ta bëjmë një PD fituese. Partia që ka përfaqësuar dhe përfaqëson shpresën e vetme për ndryshim të qytetarëve shqiptarë, përveç Rama ik duhet ti japim edhe ne një dorë që të iki. PD nuk po shkon përtej vetes drejt njerëzve.


Shtuar 8.03.2026 19:16