Nuk mbuluan flokët me shami, sulmohen me kos 2 gra në Iran (VIDEO)

Dy gra u sulmuan me kos dhe u arrestuan në Iran pasi nuk mbuluan flokët me shami në publik (në një market).

Siç duket edhe nga video personi në fjalë acarohet kur sheh dy gratë e pambuluara, ai merr një enë me kos dhe ua hedh mbi koka.

BBC raporton se autoritetet iraniane janë arrestuar dy gratë për ekspozimin e flokëve të tyre.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe burri që i sulmoi me kos për prishje të rendit publik. Arrestimet pasojnë protesta muajsh në vend që kërkojne fundin e mbajtjes me detyrim të hixhabit (shamisë)./Albeu.com/


Shtuar 2.04.2023 07:48