“Nuk mbaj mend shumë …”, merret në pyetje efektivja që u plagos ditën që u vra Pjerin Xhuvani

Efektivja e policisë e cila ishte në vendngjarje në 23 prill tw vitit 2021 në Elbasan, ditën kur u vra mjeku Pjerin Xhuvani, është pyetur ditën e sotme nga gjykata lidhur me ngjarjen.

“I shpreh afërsi kësaj gruaje që u plagos në mënyrë aksidentale nga një plumb pistolete përgjatë fazave të vrasjes së mjekut Xhuvani ndërkohë që ushtronte detyrën e saj”, tha avokatja Rezarta Tahiraj, që përfaqëson familjarët e viktimës.

Policja ka deklaruar se ishte aty për të ushtruar detyrën e saj.

Ajo deklaroi shpesh se nuk kujtonte shumë, por se ishte një turmë personash kur ajo u plagos.

Tahiraj e pyeti: Përgjatë viteve të punës tuaj sa herë ju ka ndodhur që të jeni e pranishme në një vrasje? Dhe sa herë ju ka ndodhur që të mbeteni e plagosur nga një plumb, mendoni se është e mundur se hera e vetme që ju ka ndodhur kjo nuk kujtoni asgjë?

“Megjithatë nuk mund të injorohet stresi edhe tani që kjo grua është ndjerë në rrezik për jetën në atë rrethanë dhe për këtë i shpreh mirëkuptimin tim njerëzor përtej atyre që do të jenë për të rezultatet proçeduriale”, komenton avokate Tahiraj.


Shtuar 10.03.2023 17:29