Deputeti demokrat Xhelal Mziu është shprehur se nuk ka marrë pjesë në “foltoren” e Berishës në Dibër dhe nuk do të marrë pjesë as në foltoret e tjera, pasi sipas tij nuk dëshiron që brenda PD-së të ketë kampe kundërshtare.
Mziu njihej si një nga mbështetësit më të flaktë të liderit historik të PD-së dhe kjo gjë ka habitur mjaft prej demokratëve.
“Së pari, unë jam një person që përballem dhe nuk tërhiqem kur ka gjëra me risk të lartë. Në këtë raund të liderit historik të PD-së, është një pjesë e PD-së. Ajo që gjykoj është se pjesa përfaqësuese e PD-së nuk duhet të nxisë konflikte të brendshme që në një farë mënyre mund të kthehen në “boomerang”.
Në atë Foltore ka patur qëindra e mijëra demokratë. Nuk do shkoj as në Foltoret e tjera që do të bëhen. Jam shumë i pavarur, as nuk jam orientuar nga partia. Kjo është një bindje ime e brendshme. Duhet të mos krijojmë kampe kundërshtare”, tha Xhelal Mziu./albeu.com/