Nuk ka më dyshime! Kjo është prezantuesja e Big Brother Vip dhe sapo e konfirmoi vetë në Instagram (VIDEO)

Nuk ka më dyshime! Arbana Osmani është moderatorja e “Big Brother Vip”. Këtë lajm të rëndësishëm e ka konfirmuar vetë Osmani me anë të një postimi në Instagram ku shpreh me emocione lajmin e madh dhe përjetimet e saj në lidhje me këtë pozicion të ri në Top Channel.

Dita kur në celularin tim ka ardhur mesazhi i tij “Urime për Big brother” ka qenë një nga ditët më të lumtura të jetës sime, e megjithatë kurrë nuk ma kishte marrë mendja që “Big brother” do identifikohej aq shumë me mua dhe unë me të sa që me kalimin e viteve mu bë si mbiemër:)

Kur në prill të këtij viti drejtuesit e Top Channel më kërkuan drejtimin e formatit pikërisht sepse “nuk ka asnje kuptim nëse nuk je ti” gëzova njësoj si para 13 viteve, por nuk doja ta ndaja me ju pa filluar puna…”- shkruan ndër të tjera Arbana Osmani në Instagram.

 

Postimi i plotë:

13 vite më parë, kur isha vetëm 25 vjeç, Tani më besoi drejtimin e spektaklit që do të gozhdonte shqiptarët para ekranit për gati një dekadë. Dita kur në celularin tim ka ardhur mesazhi i tij “Urime për Big brother” ka qenë një nga ditët më të lumtura të jetës sime, e megjithatë kurrë nuk ma kishte marrë mendja që “Big brother” do identifikohej aq shumë me mua dhe unë me të sa që me kalimin e viteve mu bë si mbiemër:)

Kur në prill të këtij viti drejtuesit e Top Channel më kërkuan drejtimin e formatit pikërisht sepse “nuk ka asnje kuptim nëse nuk je ti” gëzova njësoj si para 13 viteve, por nuk doja ta ndaja me ju pa filluar puna.

Që atëherë, bashkë me një skuadër fantastike kemi punuar dhe po punojmë çdo ditë për të risjellë në sezonin e ri në ekranin e Top Channel programin që prisni prej 4 vitesh. Me besimin që do te jetë një edicion i paharrueshëm, emocionues, drithërues e dinjitoz, siç e meriton. Shihemi në tetor, me Big Brother Vip. /albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)


Shtuar 17.08.2021 17:13