Një ngjarje e pazakontë me në qendër një familje shqiptare ka ndodhur në Itali.
Mediat italiane shkruajnë se një emigrant shqiptar rrahu gruan e tij me rrip dhe lidh djalin e tij me zinxhir në makinë për ta rrahur me një zorrë llastiku.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Caserta, ku burri ka jetuar me familjen e tij për disa kohë.
Pasi arriti të çlirohej, djali përfundoi në zyrën e policisë ku mes lotësh rrëfeu tmerrin e pafund të jetuar brenda mureve të shtëpisë.
Prandaj, hetimet dhe ankesat tashmë kundër burrit kanë filluar nga rrahja e fundit dy ditë më parë. Forcat e rendit çuan në pranga shtetasin me iniciale X.R, 54 vjeçar, i cili ka jetuar prej vitesh në Itali.
Shkak i rrahjes së të birit sipas denoncimit, ishte bërë shoqërimi i 13 vjeçarit me një shok që nuk i pëlqente. Tani burri dyshohet seriozisht për keqtrajtim në familje dhe dëmtime të rënda personale, ndaj bashkëshortit dhe fëmijës së tij të mitur.