Nuk ju duhet zbardhues për të hequr njollat e stilolapsit, mjafton që ta bëni këtë

Hapini sytë dhe veshët mirë; nuk duhet veç zbardhues, për të hequr njollat e stilolapsit mjafton që…

Përpara se të lexoni këshillat tona praktike, duhet të dini që jo të gjitha njollat pastrohen njëlloj, transmeton lajmi.net.

Vështirësia e tyre qëndron në materialin përbërës të çdo veshjeje, si rrjedhojë për çdo veshje të ndryshme ka teknika të ndryshme pastrimi. Living ju njeh me to.

Për të hequr njollat e stilolapsit në materialin xhins duhet të përdorni uthull molle, lëng limoni dhe alkool në 90’C.

Në një enë hidhni përkatësisht nga 100 ml uthull molle dhe lëng limoni dhe disa pika alkool. Fërkojeni njollën më parë me lëng limoni dhe më pas zhyteni në përzierjen e mësipërme për një orë. Lajeni normalisht në makinë larëse.

Në veshjet sintetike ose prej meshini rekomandohet të përdorni llak flokësh dhe lëng limoni. Vini një napë mbi njollë, spruconi llak flokësh mbi të dhe lëreni të veprojë për 20 minuta.

Më pas me ndihmën e një sfungjeri të butë të njomur me lëng limoni fërkoni njollën. Nëse nuk arrini rezultatin duhur me herën e parë, duhet ta provoni një herë të dytë a të tretë.

Nëse njolla e stilolapsit është në një dimërore prej leshi ju këshillojmë të përdorni aceton nga ai që përdoret për heqjen e manikyrit.

Spruconi aceton mbi njollë dhe lëreni të veprojë për pak minuta. Më pas lajeni si zakonisht dhe shpëlajeni me ujë të bollshëm me dorë.

Për njollat e stilolapsit në veshjet e mëndafshta dhe pambuku duhet të përdorni qumësht të ngrohtë me kripë deti. Formoni fillimisht masën sipas dëshirës dhe zhytni rrobën në të për disa orë.

Lajeni me ujë të ftohtë. Mund të aplikoni po ashtu edhe farë djathi direkt mbi njollë. Rezultati do të jetë i menjëhershëm.


Shtuar 13.04.2021 21:12