Ish Presidenti, Ilir Meta tha sot se do të bashkëpunojë me të gjithë shqiptarët që kërkojnë të mbizotërojë sovraniteti.
Deklaratën ai e bëri gjatë një deklarate për mediat në selinë e LSI-së, një ditë pasi la detyrën e Presidentit.
Do bashkëpunoni me Berishën?
Do bashkëpunojmë me çdo shqiptar të ndershëm që kërkon të mbizotërojë sovraniteti.
Koka e frontit do të jetë PD, kjo është ftesa e Berishës…
Nuk jam në garë as me Berishën dhe nuk kam qenë në garë as me Lulushin. Kam që në 2 mars që i pres të gjithë të bashkohen. Referendumi është primarja e primareve. i përshëndes edhe primaret që ka sjellë Berisha. Është vënë në pikëpyjete ekzistenca e të ardhmes së këtij vendi./albeu.com