Nuk iu shit prodhimi, fermeri nga Dibra pret gjithë pemët e plantacionit me mollë (FOTO LAJM)

Një fermer nga Dibra ka prerë të gjithë pemët e plantacionit me mollë për shkak se prodhimi nuk i është shitur.

Feruk Dema, nga fshati Trepçë në Njësinë Administrative Melan në Bashkinë Dibër, është shprehur se ky është viti i tretë që nuk ka treg për mollët.

Ai është shprehur për një televizion lokal se kjo mungesë tregu e detyroi atë të presë gjithë pemët.

“Nuk ka treg për mollë. Ato po kalben në pemë dhe në tokë, ose po i hanë bagëtitë. U bënë dy tre vjet që që nuk ka treg. Nuk e di se çfarë do mbjell, por di që këtu te ne nuk i marrin”, u shpreh fermeri./albeu.com

 

 


Shtuar 7.11.2021 16:13

Tags: , ,