Nuk i keni dedikuar motrës një këngë? Tani është momenti, Greta Koçi publikon projektin e ri (VIDEO)

Këngëtarja e njohur, Greta Koci ka publikuar ditën e sotme, këngën e saj më të re, e cila i është kushtuar motrës së saj dhe jo vetëm pasi kushdo që mund të ketë një motër mund t’ia dedikojë këtë këngë më së miri.

Kënga titullohet “Motra ime” ku në videoklip nuk ka munguar as Eni.

Të dyja motrat kanë kërcyer në një pjesë së bashku, me ritmet e bukura. Padyshim, që ky projekt është pritur shumë mirë nga publiku, të cilët kanë komentuar mjaft fjalë pozitive./albeu.com