Nuk i dhanë leje të martohej brenda saj, Britney Spears kritikon publikisht kishën katolike

Këngëtarja e njohur, Britney Spears nuk është lejuar që të martohej brenda në kishën katolike sepse ajo nuk është një anëtare praktikuese.

Kjo e fundit ka reaguar dhe kritikuar ashpër ndaj saj.

“Ky është vendi ku unë fillimisht doja të martohesha gjatë COVID”.

Doja të shkoja çdo të diel… është e bukur dhe ata thanë se ishte mbyllur përkohësisht për shkak të COVID !!!!

Pastaj 2 vjet më vonë, kur doja të martohesha atje, ata thanë se duhej të isha katolike dhe të kaloja një test. A nuk supozohet se kisha të jetë e hapur për të gjithë?”,tha ajo./albeu.com


Shtuar 4.08.2022 11:55