Ashtu si në çdo provim të Maturës Shtetërore edhe sot, kur mbi 33 mijë maturantë po i nënshtrohen provimit të matematikës, teza është publikuar ende pa përfunduar testimi.
Publikimi i tezës sapo nxënësit futen në klasat përkatëse është bërë tani një “traditë” gjatë provimeve të maturës. Kjo ka ndodhur rregullisht çdo vit. Studentët kanë edhe rreth 1 orë e gjysmë kohë për të dorëzuar tezat e tyre të përfunduara, e cila qarkullon tashmë në rrejt.