Nuk është i mirë vetëm në fushë, por edhe në televizion, Ibra prezanton emisionin e njohur Italian

41 vjeçari nuk është i ri në prezantimin e emisioneve në Itali teksa vitin e kaluar ishte shfaqur edhe në Festivalin e San Remos.

Këtë herë, ai ishte një nga prezantuesit e Striscia La Notizia, që është emisioni më i popullarizuar satirik në Itali dhe transmetohet në Canale 5.

“Nuk jam nervoz, por unë ju kuptoj për shkak se Ibra është këtu”, tha ai.

Ibrahimovic mori pjesë në skenën e quajtur “Freed from desire” e cila është edhe kënga zyrtare e titullit që e fitoi Milan në sezonin 2021/22.

Ai është “pritur” nga një aktor që imitonte ish shokun e tij të skuadrës Andrea Pirlo dhe trajnerin italian Antonio Conte me të cilin Ibra do të përballet me të në Ligën e Kampionëve kur Milani do të luan në shkurt kundër Tottenhamit.

Pirlo është i njohur me humorin e tij që bën në Milan, por Ibra i kujtoi atij që “një ditë ai bëri një dhe ai ju bashkua Juventusit”.

Ish ylli i Interit dhe Manchester United po ashtu ka folur për biografinë e tij “të pamposhturit” që e ka shkruar në bashkëpunim me gazetarin e Gazetta dello Sport, Luigi Garlando.

“Kapitulli imë më i mirë në këtë libër është ai me Minon (Raiola, ish agjenti i tij)”, tha Ibra.

“Ai ishte shumë i rëndësishëm për mua dhe ende me mungon. Familja është gjëja më e shtrenjtë, ju mbron juve dhe ju bën më përgjegjësi. Sapo të bëheni një mashkull me një djalë e kuptoni së sa e rëndësishme është kjo”./ h.ll/albeu.com


Shtuar 22.11.2022 14:39