Nuk e futën në punë si mësuese, historia frymëzuese e bletërritëses: Marr më shumë lekë

Jehona Abdullahu Dabiqaj është një bletërritëset më të njohura në Deçan. Ajo ka mbaruar shkollën e lartë për mësuesi, por pamundësia bëri që t’i përkushtohej bletëve dhe të bëhej një mentore dhe për të tjerët.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Jehona tregoi si i lindi pasioni për bletët. Madje, ajo tha se vetëm sot nga ora 5 e mëngjesit e kanë pickuar plot 22 bletë. Mirëpo, Jehona i bëri thirrje vajzave që pavarësisht këtyre lëndimeve të vogla nuk duhet të dorëzohen.

“I them faleminderit ministrisë së Arsimit në Deçan që nuk më mori në punë se me bletët marr më shumë lekë. Nuk i dihet mund ti kthehem mësuesisë një ditë, por tani jap mësim për të gjitha ato vajzat që duan të rrisin bletët.

I kam mbi 700 familje bletësh, një familje bletësh ka nga një mbretëreshë. Në familjen time ku jam rritur nuk kam pasur bletë, por gjyshi im po, edhe familja e burrit e ka traditë. Nga ora 5 e mëngjesit e deri tani më kanë pickuar 22 bletë. Kam uniformën po ne femrat pantallonat jo gjithmonë i zgjedhim të trasha.

Në fillim e kam pasur shumë të vështirë kur më pickonin bletët, tani jam bërë imune. I them çdo gruaje të mos frikësohet, por të vazhdojë”, u shpreh ajo.


Shtuar 15.06.2022 15:04