“Nuk duroj dot të më shajë një grua”, çfarë deklaroi në gjykatë shqiptari që mbyti gruan në Greqi

Para dy ditësh, një ngjarje tragjike u regjistrua në Greqi. Një 40-vjeçar shqiptar mbyti me duart e tij bashkëshorten 36-vjeçare, nënën e dy fëmijëve.

Sot ai ka dalë para gjykatës dhe është shprehur i penduar për veprimin që shkaktoi tragjedi.

“Nuk duroj që një grua të më shajë. Isha i inatosur kur ajo më ofendoi, e kapa prej fyti dhe e mbyta. U turbullova dhe e mbyta kur më shau nënën time” mësohet se ka thënë autori.

Çifti kishte 2 djem, 8 dhe 10 vjeç, të cilët kur ndodhi vrasja ndodheshin në dhomën tjetër duke fjetur.  Pas ngjarjes fëmijët ndodhen në shtëpinë e vëllait 36-vjeçar i cili prej disa kohësh jetonte me familjen në të njëjtin fshat pranë të afërmve të tyre.


Shtuar 8.12.2021 11:56