“Nuk dua të më lëndojnë më”/ Çfarë shkroi 25-vjeçarja nga Lezha para se t’i jepte fund jetës?

Një ngjarje e rëndë është rregjistruar një ditë më parë në Tiranë, ku 25-vjeçarja Xhuana Nikolli humbi jetën në ambientet e QSUT-së, pasi u vetëhelmua me fotoksinë. Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me këtë rast. Mësohet se familjarët e saj kanë bërë kallëzim ndaj ish-partnerit të saj, Eraldo Fizi.

I dyshuari kryesor në lidhje me këtë ngjarje është ish-partneri i saj, Eraldo Fizi. Kjo pasi ai ishte kther në Shqipëri më datë 9 shkurt, ndërsa po atë ditë ai kishte takuar të ndjerën, Xhuana Nikolli. Fizi ishte divorcuar nga Nikolli vetëm tre muaj pas martesës së tyre. Divorci i tyre kishte ardhur për shkak të dhunës së ushtruar nga Eraldo Fizi, ndaj së ndjerës.

Gjatë ekzaminimit në trupin e së ndjerës janë konstatuar shenja të rënda dhune në pjesën e kokës, fytyrës dhe në njërin krah. Familjarët e saj kanë pretendojnë se ish-partneri i saj e ka dhunuar të ndjerën në mënyrë brutale dhe të vazhdueshme.

Një detaj tjetër është se para se të ndërmerrte aktin e vetëhelmimit, e ndjera kishte shkruar një letër. Burimet bëjnë me dije se ajo shkruante se nuk donte më që ata njerëz që i kishin bërë keq të vazhdonin ta lëndonin. Letrën e saj e kishte përmbyllur, duke i kërkuar falje prindërve për dhimbjen që u ka lënë pas.


Shtuar 11.03.2026 18:32