“Nuk dua lodra, dua të na largosh nga këtu”, 7-vjeçarja mbron vëllanë nën rrënojat e tërmetit për 17 orë (VIDEO)

Pamje prekëse shfaqen vazhdimisht nga rrënojat e tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë dhe deri tani ka lënë mbi 7000 të vdekur.

Së fundit, në rrjetet sociale po qarkullon një video e një vajze te vogël që përpiqet të mbrojë vëllain e saj të vogël, ndërsa të dy janë bllokuar në rrënojat e një ndërtese që u shemb pas tërmetit.

Vajza 7-vjeçare në Siri, së bashku me vëllain e saj, u gjetë nga ekipet e emërgjencës dhe u nxorrën nga rrënojat. Vogëlushja dëgjohet duke thënë “Nuk dua lodra, dua të na largosh nga këtu”.

Zëdhënësi i OKB-së, Mohamad Safa, i cili ndau një foto të ngjashme në Twitter, vuri në dukje se dyshja mbetën nën rrënoja për 17 orë dhe arritën të dilnin me siguri.

“Vajza 7-vjeçare që mbajti dorën në kokën e vëllait të saj të vogël për ta mbrojtur ndërsa ai ishte nën rrënoja për 17 orë, doli e sigurt…”, shkroi ai në Twitter.

/albeu.com


Shtuar 7.02.2023 20:19