Sipas mediave angleze pasioni i fshehtë i mbretëreshë Elizabeth ka një pasion të fshehtë dhe nuk bëhet fjalë as për koleksionimin e veprave të çmuara të artit dhe as blerja e pjesëve të rralla dhe unike të stilistëve apo verërat e cilësisë së mirë.
Në një moment të rrallë kur u hap për jetën e saj private, mbretëresha tha se ëndrra e saj ishte të merrej me gjimnastikë. Dhe këtë pasion të fshehtë ia zbuloi kampionit olimpik anglez Tom Daley, i cili tha:
“Madhëria e saj e krahasoi gjatësinë e saj me atë të atletëve të tjerë në dhomë.
Dhe duke qenë se unë dhe sportistët e tjerë jemi mjaft të vegjël, mbretëresha bëri shaka me ne duke thënë: “Ndoshta duhet të provoj gjimnastikën. Do të doja shumë”.
Ajo ishte shumë e emocionuar që ishte e përfshirë në këtë sport.
Monarkja e kishte zbuluar më herët pasionin e saj për gjimnastikën në vitin 2017, kur ia tregoi kampionit olimpik të MBE, Max ëhitlock. /albeu.com/