“Nuk besoj se 2027-a do të na presë me të drejtën e vetos!”- Rama për anëtarësimin: Integrimi gradual, e vetmja mënyrë për të hyrë në BE!

Kryeministri Edi Rama ka shprehur skepticizëm për mënyrën se si mund të vijojë procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke deklaruar se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor kërkon ndryshime brenda vetë BE-së.

Duke folur në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, në panelin “Agjenda për Europën”, Rama tha se nuk beson se Shqipëria do të pritet në Bashkimin Europian me të drejtën e vetos, duke iu referuar edhe vitit 2027.

Të lidhura

None found

“Sinqerisht, unë nuk besoj se do të ketë ndonjëherë vend për ne në BE, nëse diçka nuk do të ndryshojë brenda BE-së. Pra, unë nuk besoj se 2027-a do të na presë lumturisht me kompetencën tonë të vetos. Nuk e besoj”, deklaroi Rama.

Rama argumentoi se për këtë arsye, integrimi gradual është, sipas tij, mënyra më e mundshme për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Kjo është arsyeja pse besoj se integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në BE dhe për ta nisur nga pjesa reale, tregu i përbashkët, të qenit pjesë e Europës së universiteteve, shkëmbimeve, të të gjithë elementëve shumë të rëndësishëm, para se të mendojmë për pjesën tjetër”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se Shqipërisë nuk i nevojitet domosdoshmërisht e drejta e vetos për të qenë pjesë e “tryezës së BE-së”, pasi sipas tij, një Bashkim Europian me shumë vende të reja që kanë të drejtën e vetos do të ishte më i vështirë për t’u funksionalizuar.

Edi Rama: Sinqerisht, unë nuk besoj se do të ketë ndonjëherë vend për ne në BE, nëse diçka nuk do të ndryshojë brenda BE-së. Pra, unë nuk besoj se 2027-a do të na presë lumturisht me kompetencën tonë të vetos. Nuk e besoj. Nuk besoj se disa kryeqytete do të kenë aftësinë t’i thonë publikut, “Do ta marrim Shqipërinë me kompetencën e saj të vetos”.

Kjo është arsyeja pse besoj se integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në BE dhe për ta nisur nga pjesa reale, tregu i përbashkët, të qenit pjesë e Europës së universiteteve, shkëmbimeve, të të gjithë elementëve shumë të rëndësishëm, para se të mendojmë për pjesën tjetër. Nuk na duhet kompetenca e vetos për t’u ulur rreth tryezës.

Dhe, si europian, unë jam kundër. Ky është debati me të tjerët në Ballkan. Sepse më thonë: “Pse, Edi, thua që nuk kemi nevojë për veton? Të gjithë kemi nevojë për veton”.

Unë u them që, si europian, nuk dua të keni veto, sepse imagjinijeni të kesh edhe 7 të marrë të tjerë të ulur rreth asaj tryeze. Do të ishte më mirë për Europën dhe për ne dhe mund të ndodhë në këtë mënyrë; në të kundërt, nuk do të ndodhë.


Shtuar 5.09.2026 13:55

sultanbeyli escortiptvmarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetVaycasinoCratosroyalbetVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişMarsbahisvaycasinojojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis girişroketbetcasibomBahsegelsekabetMarsbahis