‘Nuk bëj gjëra që s’dua edhe se mami thotë martohu’. Shala instruktorja më e shtrenjtë?

Këtë të enjte në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi ishte e ftuar Klodiana Shala. Kjo e fundit rrëfeu momente nga jeta e saj si atlete dhe se çfarë ndodhi me të pas operacionit që zhvilloi në shtyllën kurrizore, i cili i ndryshoi totalisht gjithë rrjedhën e jetës.  Plot 3 operacione të zhvilluara njëri pas tjetrit, ku në dy prej tyre ishte me të afërmit e saj dhe në njërin iu desh të zgjohej e vetme në prani të mjekëve.  Ndër të tjera Klodiana tha se shpejt do të bëj sërish një tjetër operacion.

Ajo tregoi se sportin e ka bërë për të parë deri ku do shkonte pasi ana financiare për to ka qenë zero. Ermali thekson se në një botë paralele larg kufirit të Shqipërisë, ajo do të ishte nder njërëzit më të pasur.  Shala teksa e dëgjoi tha se po të shikosh filmat e hollivudit kur policia  ndalon njerëz me makinë të shtrënjtë i thonë “ti je sportist apo futbollist” . Sipas saj, jashtë sportistërt vlerësohen shumë ndërsa këtu e kundërta.

Gjatë rubrikës 1 jetë 5 këngë,  ‘Lady’  dhe ‘My way ‘ishin dy këngët që ajo ndau me publikun. Ajo rrëfeu se këto dy këngë do kishte shumë dëshirë t’ja këndonte çdo mbrëmje partneri i saj. Ermali e pyet se si duhet të jetë ai; Klodi tha se duhet të jetë “zotëri qytetar’.

‘Qytetaria është çdo gjë. Dy këngët e mia që i vëndos dhe që dua  të mi këndoj ai zotëria qytetar”.

Ajo shtoi më tej se një lidhje nuk mund ta mbajë për hatër të të tjerëve. “Unë nuk bëj kurrë asgjë me zor.  Nuk bëj dot asgjë  me zor në jetë, edhe pse mami më thotë martohu”.  Ajo as nuk e ka menduar dasmën asnjëherë dhe nuk do ta ketë pishman nëse do e vesh apo jo fustanin e bardhë.

A është Klodiana instruktorja më e shtrenjtë në Tiranë? Duke qeshur ajo tha se do të duhet të ishte me arritjet që ka, por në fakt ndoshta është më lira, 200 euro muaji.


Shtuar 4.11.2021 18:36