Këtë të mërkurë, një përplasje e ashpër ka ndodhur në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë. Ndërsa deputetët e PD-së ndodheshin jashtë, pasi Garda nuk lejonte deputetët e përjashtuar të marrin pjesë, deputeti i PS-së, Plarent Ndreca nisi mbledhjen.
Kjo ka shkaktuar një përplasje të ashpër verbale me Albana Vokshin.
Albana Vokshi: “Kush je ti mo, nuk je kryetar këtu dhe nuk e drejton këtë komision, unë te dera dhe ti guxon të fillosh mbledhjen”.
Plarent Ndreca: “Një njeri normal nuk i bën këto. Mbylle atë mikrofon dhe të të vijë turp”.
Albana Vokshi: “Të të vijë turp ty dhe gjithë deputetëve që nisin mbledhjen, kur kolegët rrinë të dera”.
Plarent Ndreca: “Do ulesh të drejtosh mbledhjen apo të vijoj. Mos u sill si e fortë. Do sillesh si kryetare”.
Albana Vokshi: “Në vend se të mbroni kolegët…”.
Plarent Ndreca: “Kolegët që hedhin molotov nuk i mbrojmë ne”.
Albana Vokshi: “Do jesh i pari që do e hash! Ti do të jesh i dyti në radhë të shkosh aty ku ka shkuar Ilir Beqaj”.
Vokshi ka kërkuar që të dalë jashtë dëshmitari Gentian Opre, pasi është për procedurë, ndërsa Ndreca e ka kundërshtuar këtë.
Në shenjë revolte Albana Vokshi, i hodhi 4 herë mikrofonin Plarent Ndrecës, si dhe çdo send që ndodhej në tavolinë.
Gjithashtu, Vokshi këmbënguli të dalë dëshmitari me pretendimin se kemi ‘procedurë’. Vokshi duke i kërkuar të dalë jashtë dëshmitarit e kërcënoi.
“Nesër pasnesër do pendohesh për këtë. Ai do të përballet me ligjin, se po shkel urdhrin e kryetarit”, tha ajo.
Ndreca: “Unë nuk punoj me njerëz që sillen si rrugaç”.
Vokshi: “Kujt i thua rrugaç ti, të të vijë turp. Ju jeni rrugaç që bëni këto veprime. Hedhja e molotovit ishte mesazh i parë”.
Ndreca: “Jeni të mbaruar totalisht”.
Ilir Metaj: “Sekretaria, sillni ambulancën se kjo ka nevojë për ndihmë mjekësore”.
Plarent Ndreca: “Na lini të bëjmë mbledhjen”.
Ilir Metaj: “Je deformuar frikshëm për të qenë grua, mbushu me frymë”.
Albana Vokshi: “Ki kujdes me ato që thua”.
Ilir Metaj: “Ke nevojë për trajtim të thelluar, dështimi i protestës të ka marrë jashtëzakonisht keq”.
Albana Vokshi: “Vetëm mesazhin e parë keni marrë nga protesta”.
Ilir Metaj: “Qetesohu se je grua”.