“Njerka më trajton keq”, vajza e Mark Frrokut tregon marrëdhënien që ka me Rudina Dembacaj

Aktorja, Rudia Dembacaj është një ndër personazhet më të njohur dhe më të komentuar të momentit nv mediat rozë.

Rudina është e martuar me Mark Frrokun si dhe ka një vajzë nga martesa e saj e parë me Aleksandër Varfaj.

Aktorja është shumë e lidhur me ndjeksat fansat e saj kështu ajo ka zgjedhur që të të postojë disa herë foto dhe video nga jeta e saj e përditshme, gjithashtu edhe për tu kthyer përgjigje ndjekësve të saj.

Mirëpo kësaj rradhe Rudina është pyetur se pse nuk ka postuar me foto me vajzën e vogël të Markut.

Po si gjithnjë ajo ka zgjedhur që të pyesë vajzën e saj dhe nëpërmjet saj edhe fansat të merrnin përgjigje.

“Sepse njerka më trajton keq”, ka replikuar e bija e Markut në storyn e postuar nga Rudina.

E gjitha është marrë si një shaka nga dyshja, ku duket hapur që marrëdhënia e tyre po shkon më së miri dhe se fjala “njerkë” përmendet vetëm në kuadër të shakasë./albeu.com


Shtuar 3.08.2022 12:36