“Njeri pa karakter …”, debat mes avokates dhe ish-deputetit: Sot po ndërrojmë përditë gratë, jo më partitë

Avokatja e njohur Enida Bozheku dhe ish-deputeti Halit Valteri, janë përplasur në një debat të fortë mes tyre.

Të ftuar në Top Channel, avokatja Bozheku dhe ish-deputeti Valteri kanë debatuar në lidhje me “merkaton” e politikanëve.

Për avokaten bozheku personat të cilët ndërrojnë partitë dhe ideologjitë janë njerëz pa karakter, ndërkohë që ish-deputeti është përgjigjur me batutë duke thënë se sot njerëzit po ndërrojnë gratë përditë, jo më partitë.

Pjesë nga biseda:

Halit Valteri: Ju nuk mund të jeni as gjykatëse, as prokurori.

Avokatja: Ne flasim për absurdin. Vazhdojmë tek tjetra

Halit Valteri: S’mund të bësh dorën “le të vazhdojmë”, se nuk më ke në punë.

Avokatja: Po unë shyqyr, unë nuk mund të marr njerëz në punë që janë partiak, apo që ndërrojnë parti.

Halit Valteri: Po s’ka lidhje. Më mirë të ndërrosh parti se të ndërrosh ndonjë gjë tjetër.

Avokatja: Kur ndërron parti, s’ke as dinjitet as karakter.

Halit Valteri: Njerëzit po ndërrojnë gratë…

Avokatja: Po ç’lidhje ka te gratë, ajo është çështje personale


Shtuar 25.05.2023 19:59