Njëri akuzohet për trafik kokaine, cilët janë 3 kandidatët për deputet që po verifikohen

Pas kërkesës së bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Njësia e Dekriminalizimit ka nisur verifikimin për dy kandidatët e pavarur në zgjedhje, Bojken Abazi dhe Pal Shkambi.

Verifikim po bëhet edhe për kandidatin e PD-së në Durrës, Rezeart Tusha, i akuzur si shitës heroine i arrestuar në zvicër. Tusha është renditur i 8-i në listën e PD në Durrës, dhe rezulton se është arrestuar në Zvicër më 18 shtator të vitit 1994 nga policia e Gjenevës gjatë operacionit “Hydra” pasi u kap me 42.5 gram drogë heroinë.

Në dokumentin e zyrës federale për migracionin thuhet se gjatë marrjes në pyetje Rezeart Tusha ka pranuar se trafikonte narkotikë për të siguruar të ardhura dhe se ka kaluar edhe më parë qese me heroinë.

Për këtë arsye ndaj tij është vendosur një ndalim hyrje në Zvicër prej 5 vitesh.

Edhe Pal Shkambi nuk është një emër i panjohur për KQZ. Kjo pasi në vitin 2013 kur kandidonte si kryetar i Partisë Popullore Kristian-Demokrate Shqiptare, u gjobit nga ky institucion për mosrespektimin e kuotës gjinore.