Njerëzit mblidhen para gjykatës ku po dëshmon Babis: Të kalbet në burg! (VIDEO)

Babis Anagnostopoulos , i cili ka rrëfyer vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare Caroline, mbërriti në gjykatë pak para orës 10:00, për të dëshmuar sërish.

Ai ka mbërritur në gjykatë e jelek anti-plumb dhe i shoqëruar nga një numër i madh forcash policore.

Pritet që piloti ta japë dëshminë e tij në orën 12, ndërkohë që para gjykatës janë ,bedhur qindra njerëz të cilët kërkojnë dënim kapital për të.

“Vriteni, të kalbet në burg”, dëgjohet të thonë njerëzit jashtë, të cilët si të gjithë janë tronditur nga kjo ngjarje e rëndë.

Kujtojmë se piloti 32-vjeçar, vrau gruan e tij në sy të vajzës 11-muajshe dhe gjithashtu vari qenin. Për të fshehur krimin, ai inskenoi një grabitje, por hetimet e nxorrën zbuluar dhe në fund Babis pranoi se ishte ai autor i krimit makabër./albeu.com


Shtuar 22.06.2021 10:12